Ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin kanë 5 ditë rresht që protestojnë për uljen e tarifave, studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, kanë vendosur sot që ti bashkohen protestës.
“Ne nuk kemi asnjë kusht në shkollë. Nuk kemi kushte as për të bërë pankarta. Duam që zëri ynë që të dëgjohet. Do vazhdojmë të protestojmë dhe në ditët në vijim.”- shprehet një studente.
Studëntët e Gjirokastrës po marshojnë në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte.
Ndërkohë që gjatë marshimit të tyre ato kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në lagjen “18 Shtatori.”
(M.Q/Faxweb.al)