Prej 6 ditësh, studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konviketeve etj..
Sot ata i kanë ripërsëritur kryeministrit Rama pas deklaratës së tij nga Facebook-u, të cilën ai e quajti ‘Dialog me studentët’, se ka kohë deri nesër që të plotësojë kërkesat e shkruajtura dhe nisur Ministrisë.
Lëvizja “Për Universitetin” ka publikuar një video nga protesta në rrjetet sociale, ku i jep kryeministrit ultimatum deri nesër:
“Do dalim në rrugë, me qindra, me mijëra,
Po nuk ranë tarifat, do bjerë Ministria!
JO NEGOCIATA!”
Postimi i plotë:
(B.B/ Faxweb.al)