Një njeri i përlyer me gjak, dhe më një thikë në dorë, në CBD të Sidneit, nisi të plagoste njerëz të shumtë.
Policia po heton nëse sulmuesi, që besohet të jetë Mert Nay nga Blacktoën, kishte dalë nga spitali psikiatrik. Ata nuk besojnë se është i lidhur me terrorin, përkundër dëshmitarëve që raportonin se sulmuesi po thoshte thirrje fetare, përfshirë “Allahu Akbar”.
Pamjet dramatike shfaqin burrin, të veshur një bluzë, me kapuç gri dhe duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur në një Mercedes teksa bërtiste “më qëllo në kokë”.
Dëshmitarët e guximshëm ishin në gjendje ta ndalonin atë derisa policia arriti dhe e arrestoi. Momentet para se të arrestohej sulmuesi, një grua tjetër u gjet brenda Hotelit Grace me plagë me thikë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje jashtë rrezikut për jetë.