Politolohu, Endri Tafani në bindjen e tij për protestën e sotme të opozitës që do të marshojë në shumë pika të kryeqytetit, nisur nga kryeministria, tha se nuk do të sjellë asnjë rezultat. Sipas tij, nëse do të ketë mosbindje civile, skenari i protestës do të jetë më agresiv ndaj policisë.
“Do të jetë një skenar më agresiv. Nuk mendoj që në planin afatgjatë është diçka e cila mund të japë një rezultat të paktën e cila, protesta të tilla nuk i kanë sjellë ndonjë rezultat. Kur nuk çoi në zgjedhje të parakohshme protesta e vitit 2011që pati 4 të vrarë, normalisht që nuk do të ketë ndonjë impakt për qeverinë që të japë dorëheqje. Është krijuar mentaliteti që çfarëdo që të ndpdh, në Shqipëri nuk ka zgjedhje të parakohshme” tha Tafani.