Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socaliste, Taulant Balla, në një intrevistë për Fax News me gazetaren Ambrozia Meta ka folur në lidhje me ndryshimet që pritet të ndodhin në shtator në kabinetin e qeverisë Rama si dhe çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e asambles në 7 shtator.
Në fjalën e tij Balla ka thënë se pika e parë e asamblesë do të jetë llogaridhënia e qeverisë, duke shtuar se do të ketë hyrje të reja në parti.
“Ne jemi një parti serioze në marrëdhëniet me njerëzit që na kanë zgjedhur. Axhenda jonë mbështetet tek kontrata që njerëzit na kanë besuar. Kemi bërë nje proces të detajuar të analizës së qeverisjes. Performanca e ministrave është shumë e mirë në raport me punën që është bërë.
Pika e parë e cila do të diskutohet në mbledhjen e asmablesë do të jetë e fokusuar në llogaridhënien e qevrisë. Në axhendën vjetore të Partisë Socilasite kemi përcaktur për më shumë pranime të reja në parti dhe sigurisht që do të ndizen motorrët për vitin 2019-ët ku janë zgjedhjet vendore. Sigurisht në parti do të këtë paranime të reja. Madje unë i bëj thirrje të rinjëve të angazhohen. Në partinë tonë ne jemi ndalur tek dy çështje kryesore, si fillim kemi bërë një analizë mbi peroframncën e qeverisjes vendore dhe e dyta fillimi për përzgjedhjen e këshillëve bashkiak.”
Më pas gazetarja Meta e ka pyetur në lidhje me ministrat të cilët mund të jenë të rrezikuar në shtator duke u hequr nga kabineti i qeverisë, dhe është ndalur tek Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kreu i Grupit Parlametar tha se Xhafaj është ministri më i mirë i brendshëm.”Është ministri më i mirë, jo vetëm për shkak të përkushtimit por dhe performancës në këto 11 muaj si ministër. Faktet dhe raportet ndërkombëtare të cilat monitrojnë punën e shtetit, e kanë vërtetuar këtë gjë në lidhje me z.Xhafaj. Përgjegjësia është e vëllait dhe jo e Xhafajt. Unë mendoj se në rastin në fjalë është vendosur një standard ku do flasë drejtësia në skandalin e quajtur skandali i ‘Babales’.
A mund të jeni ju ministër në shtator?
“Unë jam kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe sekretar i Asamblesë Kombëtare. Nuk besoj se do të kishte një ofertë tjetër për të kontribuar brenda familjes së Partisë Socialiste. Të jesh sekretar i saj është një mundësi e mirë ku unë dua ta çoj deri në fund kontributin tim. Unë jam rritur në Partinë Socilasite, që në moshën 18-vjeç jam bërë pjesë e saj dhe më majftojnë këto pozicione që unë kam”.
Në këtë intervistë Balla është pyetur edhe për marrëdhëniet e opozitës mes mazhorancës.
Në fjalën e tij Balla ka thënë se dëshira për bashkëpunim me opozitën nuk ka munguar, duke theksuar se dialogu konstruktiv në poltikën e një vendi është shumë i rëndësishëm.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post