Katër pengjet izraelitë të liruar nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Dhjetra
luftëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik u mblodhën në një shesh në qytetin e Gazës, ku katër ushtarë izraelite iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 200 të burgosur palestinezë.
Pasi iu dorëzuan Kryqit të Kuq, pengjet u dërguan në një objekt ushtarak izraelit pranë kufirit me enklavën palestineze, për ekzaminim mjekësor.
Ato më pas do të dërgohen në një spital për t’u ribashkuar me familjet e tyre për herë të parë në 477 ditë.
Lista e 200 të burgosurve palestinezë të liruar
Në të njëjtën kohë Hamasi publikoi listën e 200 të burgosurve palestinezë që pritet të lirohen sot nga Izraeli.
Në mesin e 200 të burgosurve përfshihen të burgosur që kanë qenë në burg prej vitesh dhe të tjerë që janë dënuar me shumë vite.
Hamasi tha se 70 nga 200 të burgosurit palestinezë që do të lirohen nga Izraeli sot do të dëbohen nga territoret palestineze, sipas një deklarate.