12:23 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Të gjithë me vështirësi në frymëmarrje, gjendja e mbështetësve të Bashës brenda në seli, vuajnë nga gazi lotsjellës

13:17 | 08/01/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Të gjithë me vështirësi në frymëmarrje, gjendja e mbështetësve të Bashës brenda në seli, vuajnë nga gazi lotsjellës

Pas ndërhyrjes së policisë, janë publikuar edhe pamje nga brenda selisë së PD ku ndodhen mbështetësit e Lulzim Bashës. Në videon e siguruar nga Fax News shihen qartë disa persona të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje për shkak të gazit lotsjellës.

Ata e hodhën gazin për të larguar protestuesit por po e vuajnë edhe vetë pasi një sasi e madhe gazi ka hyrë në ambientet ku po qëndronin. Aktualisht protestuesit janë zhvendosur nga selia e PD-së pasi ambientet u morën nën kontroll nga ana e forcave speciale pasi një grup deputetësh demokratë kërkuan ndihmë pasi u rrezikohej jeta.

Sot po mbahet protesta kombëtare para selisë së PD-së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër kreut aktual Lulzim Basha.

Berisha kërkon largimin e tij nga drejtimi i partisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur prej tij dhe shkarkimit të Bashës më pas dhe në një referendum me anëtarësinë.

Bashës i ishte lënë afati 5 janar lirimi i zyrave dhe pas skadimit të këtij afati Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit njoftuan protestë për ‘rimarrjen e shtëpisë së tyre”. Berisha është në përplasje të hapur me Lulzim Bashën që prej 9 shtatorit, kur ky i fundit largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA-të. Menjëherë pas kësaj Berisha nisi turin e tij të ‘Foltores’ me anëtarësinë në të gjithë vendin, tur i cili kulmoi me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin për shkarkimin e Bashës me 18 dhjetor të vitit që lamë pas. Sipas Komisionit të Rithemelimit, i ngritur për ristrukturimin e PD-së, Lulzim Basha është shkarkuar me mbi 44 mijë vota të anëtarëve të PD-së.

Ky i fundit e cilësoi procesin e shkarkimit të tij ilegjitim dhe të manipuluar, ndërsa theksoi se nuk do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike duke akuzuar Berishën se do të përdorë partinë për mbrojtje personale.

Pas

Forcat speciale morën në dorë selinë e PD-së, Berisha nuk largohet qëndron te shkallët, zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Para

Basha fitoi betejën, vazhdon të qëndrojë në zyrë? Përgjigjet Berisha: Zhvillime kriminale, Policia po bën detyrat e Edi Ramës

Para
Basha fitoi betejën, vazhdon të qëndrojë në zyrë? Përgjigjet Berisha: Zhvillime kriminale, Policia po bën detyrat e Edi Ramës

Basha fitoi betejën, vazhdon të qëndrojë në zyrë? Përgjigjet Berisha: Zhvillime kriminale, Policia po bën detyrat e Edi Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.