Një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Universitetin Tuskegee të Alabamës, mëngjesin e kësaj të diele (10 Nëntor 2024).
Të shtënat shpërthyen kur rrugët ishin plot me studentë, ish-studentë dhe anëtarë të komunitetit që festonin Homecoming Week.
Personi që humbi jetën nuk ishte student në universitet, por ende nuk është bërë publik identiteti i tij.
“Disa të tjerë, përfshirë studentë të Universitetit Tuskegee, janë plagosur dhe po marrin trajtim në Qendrën Mjekësore të Alabama-s Lindore në Opelika dhe në Spitalin Baptist South në Montgomery”, sipas Universitetit Tuskegee.
Shefi i policisë së qytetit, Patrick Mardis, tha se të plagosurit përfshinin një studente që u qëllua në stomak dhe një student që u qëllua në krah.
Autoritetet nuk kanë treguar saktësisht se sa persona janë plagosur. Po ashtu, ende nuk është e qartë se kush është autori dhe motivi i sulmit.
Homecoming Week (kthimi në shtëpi) është një traditë vjetore në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit, qytetet, shkollat e mesme dhe kolegjet mblidhen së bashku, zakonisht në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, për të mirëpritur anëtarët e mëparshëm të komunitetit