Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se personi i plagosur si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e sotme është shtetasi Mikel Fusha.
Fusha është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se është identifikuar autori i ngjarjes, i cili është shtetasi Elvis Lekëndreu dhe po punohet për arrestimin e tij. Dyshohet se shkak i plagosjes është bërë një nje konflikt i castit.
Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/informacion paraprak
Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.