Kryeministri Edi Rama ka publikuar menjëherë pas përfundimit të deklaratës për mediat të Etilda Gjonajt fjalën e kësaj të fundit.
Rama shkruan përkrah videos se Gjonaj, informon publikun për të vërtetat e thjeshta të shfaqjes së dëshpërimit presidencial
“Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon publikun për TË VËRTETAT E THJESHTA TË SHFAQJES SË DËSHPËRIMIT PRESIDENCIAL”, shkruan Rama.
Gjonaj i është përgjigjur akuave të Presidentit Ilir Meta me kundërakuza në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i konsideruar si ‘halli që ka për reformën në drejtësi’.
Gjonaj e quan betejën e Metës të konsideruar prej këtij të fundit si mbrojtje të Kushtetutës si një aksion për funksione politike, duke shtuar po bën një show presidencial (lexo lajmin).
(F.GJ/FAXWEB.AL)