Pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve të disa zonave në Tiranë kundër projekteve të rindërtimit dhe shembjes së shtëpive të tyre, edhe “Shoqata e Tetraplegjikëve” është në një situatë të komplikuar lidhur me ambjentet e zyrave të saj.
Mësohet se Presidenti i Shoqatës i ka dërguar një shkresë zyrtare Bashkisë duke kërkuar marrjen e masave dhe një sqarim deri në detaje.
Në kërkesë shkruhet se Bashkia po planifikon që zyrat e tyre të transferohen në zonën e një ish-reparti ushtarak në Surrel.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se në ambjentet e mëparshme të zyrave të Shoqatës së Përgjithshme të Tetraplegjikëve, do të shfrytëzohen si hapësira për ndërtim pallati.
Në pamjet e siguruara janë zyrat shihet zona e ish-repartit ushtarak në zonën e Surrelit, ku mësohet se do të transferohen zyrat e cila nuk është aspak e përshtatshme për persona të cilët lëvizin me karrige me rrota dhe ambjentet nuk ofrojnë asnjë kusht.
(E.D/faxweb.al)