Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiron e rrjetit një video ku shfaqet një prift që qëllon me shpullë një foshnjë që nuk po pushonte së qari.
Ngjarja ndodhi në një kishë në Francë dhe prindërit kishin shkuar për të pagëzuar beben e tyre. Një sërë reagimesh sjellja e prifiti ka ngjallur dhe në vendin tonë, teksa shumë e kanë konsideruar gjestin e tij jonjeëzor.
Prifti Jacques në një reagim që ka pasur për mediat franceze është shprehur se veprimi i tij nuk ishte aq i ashpër sa u bë.
“Ishte diçka mes një përkëdhelje dhe një shuplake. Shpresoja që ta qetësoja, nuk dija çfarë të bëja. Fëmija po ulërinte shumë dhe më duhet të ktheja kokën e tij që t’i hidhja ujë. I kërkova që të qetësohej, por nuk e bëri.
U përpoqa ta afroja që të qetësohej… doja vetëm të qetësohej. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Kam vendosur që ta mbyll shërbimin tim tani, ishte pagëzimi im i fundit. Gjithçka e ka një fund”, është shprehur prifti.
https://www.youtube.com/watch?v=2w7e9BBfwPQ