Gjatë kohës që artiastët dhe aktivistët flasin me radhë në podiumin e ngritur përballë ministrisë së brendshme, janë hedhur fla kadanë dhe ka psolla. Ndërkohë kanë ndodhur edhe incidente pasi janë dëgjuar shpërthime ku janë parë edhe persona të plagosur.
Nga raportimet që bëhen nga terreni, dyshohet se shashkat janë hedhur nga tarraca e ministrisë së Brendshme ndërsa Faxweb.al ka kapur edhe pamje ku duket një qytetar i gjakosur.
Pak më herët, është tensionuar protesta në shesh, pas mbërritjes së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku mësohet se ka ndodhur një incident me protestuesit. Basha është pritur me brohoritje nga disa protestues në shesh, ndërkohë që regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje që ‘mos të provokohen, pasi incidentet janë provokime të partive politike’.
(F.GJ/FAXWEB.AL)