Në ditën e dytë të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Fier, qindra qytetarë kanë dalë në rrugë duke protestuar me thirrje të shumta kundër tij.
Pavarësisht arrestimeve të mbrëmjes së djeshme, qytetarët e mbështetur dhe nga përfaqësues të PD-së dhe të LSI-së kanë dalë sërish sot në rrugë, duke u përballur me forca të shumta policore.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes një efektiv ka mbetur i plagosur, ndërsa kanë mbërritur dhe forca të FNSH-së.
Kreu i PD-së në Fieër Luan Baçi deklaroi për mediat se Policia është duke i provokuar, sepse ka futur civilë të saj në radhët e protestuesve.
Prej disa minutash tashmë protestuesit kanë bllokuar dhe një nga rrugët kryesore të qytetit të Fierit.
Ndërkohë që Kejdi Mehmetaj e LSI-së ka deklaruar se Rama ka dy ditë që mbledh me urdhër punonjësit e administratës, që të bëhen pjesë e takimeve të tij.
Reagimi i Mehmetaj:
Ka 2 dite qe kryeministri mbledh me urdher dhe kercenime per largim nga puna, qytetare qe i perdor si dekor te shfaqeve te tij. Dergon autobuza me njerez edhe nga Vlora se nuk arrin dot te mbushe takimet.
Qe prej dites se djeshme Roskoveci, Patosi dhe Fieri jane ne shtetrrethim. Kane arrestuar ne menyre te paligjshme mbi 40 qytetare dhe kane sjelle bandat e tyre kriminale per te kercenuar qytetaret.
Gjithe qyteti i Fierit eshe i rrethuar me polici, ka sjelle FNSH qe i perdor si bodyguard personal.
Frika e ka mbytur Kryeministrin, gjen tunele e skuta.
Edi Rama dhe besniket e tij te maten mire perpara se te prekin e kercenojne qofte edhe nje qytetarte vetem, nuk do u ndahemi derisa te paguajne per shkaterrimet dhe krimet qe kane kryer.
Qytetaret protestojne paqesisht, kryeministri ka frike edhe ti shohe, dergon trupat e police se shtetit per ti shperndare
(E.K/FAXWEB.AL)