Policia e Elbasanit ka arrestuar një 41-vjeçar, i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur me 6 tetor ku është qëlluar me thikë një 61-vjeçar.
I arrestuari është shtetasi Klaus Cani, 41 vjeç banues në Peqin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.10.2017, në Lagjen “Xhami” Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2045502949069399/