Panik në të gjithë Shqipërinë, tërmeti i fuqishëm shkund kryeqytetin dhe qytetet e tjera të vendit, duke shkaktuar alarm te qytetarët.
Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa janë pezulluar punimet në të gjitha komisionet parlamentare.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit si Durrës, Krujë, Shkodër, Kukës, Fier, Elbasan, etj.
Një numër shumë i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, ndërsa derimë tani nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar.
Derimë tani mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa kanë shfaqur probleme dhe linjat e telefonit. Ndoshta pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë përpjekur që të lidhen me familjarët e tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)