Pronari i një pike exhange është grabitur para tre ditësh teksa po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij nga një person i maskuar, i cili i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës. Gazeta Shqip ka siguruar videon e autorit i cili largohet me vrap, pasi i kishte marrë shumën e valutës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Astirit” në një garazh dhe gazeta ka mësuar se kambisti është përleshur me autorin, i cili kishte një thikë dhe që për fat të mirë nuk e ka plagosur. Pas ngjarjes, kampisti ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.
https://www.youtube.com/watch?v=5TTJoNQS2fE