Myzejene Jaupi, 83 vjeç ishte dje në qendër të mediave për shkak të intervistës së saj të ndjerë, ku preku zemrat e gjithë shqiptarëve pasi tha se jetonte e vetme dhe askush nuk e ndihmonte.
“Jam 83 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në burg policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë.”, shprehet e moshuara.
Të shumtë ishin qytetarët që u solidarizuan, por kishte dhe nga ato që e njihnin nga afër 83-vjeçaren, e cila thuhet se kishte disa fëmijë dhe ishte pronare e disa ambjeteve me qera në Vlorë.
Ndërkohë që së fundmi po qarkullon një video ku shihet se gjyshja po largon ushqimet nga banesa e saj dhe po i dërgon diku tjetër, që të duket sikur në banesë nuk ka ushqime.
Edhe bashkia Vlorë, reagoi pas videos virale ku theksoi se e moshuara është ndihmuar, ndërkohë që gjatë momentit të dorëzimit të pakos ushqimore, gjyshja ishte nën kujdesin e një të afërmje 25-vjeçarje.
“Bashkia e Vlorës nuk ja ka kursyer ndihmën as nënë Myzejenit dhe askujt tjeter qe ka pasur nevoje ne kete qytet. Në këto ditë të vështira ajo po përballet me pasojat e izolimit dhe vështirësinë qe te gjithe ne, ne nje menyre a ne nje tjeter, po perjetojme.
Nëna e moshuar e me disa fëmijë dhe gjyshja nga Vlora është ndihmuar nga Bashkia e Qytetit dhe bashkëqytetarët megjithese pronare e disa ambjenteve te dhena me qera.
Perveçse per ne, thirrja e saj për ndihmë është një apel drejtuar fëmijëve të mos harrojnë të kujdesen për prindërit e tyre në këto ditë “lufte”, vetem keshtu mund tja dalim, duke kontribuar te gjithe se bashku.
Nënë Myzejeni jetonte me perkujdesin e nje vajze te familjes 25 vjeçare e cila ishte në banesë në momentin e dorëzimit të ndihmave nga Bashkia e Vlorës”, thuhet nga Bashkia e Vlorës.
(M.Q/Faxweb.al)