Gjatë ditës së djeshme në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit, grupi i “Tirona Fanatics” kanë brohoritur në kor ‘Allahu Akbar’.
E parë si diçka e paprecedent veprimi i tifozëve ka nisur nga ana e Antiterrorit marrja e masave.
Sipas informacionit deri më tani është proceduar penalisht 23-vjeçari me iniciale M.M.
Kujtojm që ditën e djeshme klubi kryeqytetas fitoi pastër 1-3 kundër kurbinasve.
Ndërkohë grupimi “Tirona Fanatics” prej javësh kanë munguar në tribuanat e stadiumit në shenjë proteste kundër drejtuesve të klubit, por ditën e djeshme ata kanë qenë prezent në ndeshjen shumë decizive kundër Laçit.
Një numër i jo i vogël tifozësh udhëtuan drejt Laçit për të mbështëtur ekipin e tyre në një takim shumë vendimtar për qëndrimin në Superiore.