Kryeministri Edi Rama për tre herë me radhë ka postuar, fshirë e ripostuar në rrjetet sociale një deklaratë ku i drejtohej drejtpërdrejt kryeopozitarit, Lulzim Basha nga mbledhja e qeverisë.
Deklarata e tij ka të bëjë me denoncimin e bërë nga PD se janë shpërndarë nëpër spitalet shqiptare 1.2 milionë maska të skaduara që prej vitit 2012, ndërsa për këtë çështje ka pasur replika të vazhdueshme mes Ramës dhe Bashës në distancë gjatë ditë së sotme.
Rama në një moment i ka kërkuar që për pak kohë Basha të bëhej si ai pasi nuk do ti binte keq, ndërsa videon e ka fshirë nga rrjetet sociale, duke e rihedhur përsëri ndërsa ne kemi shkëputur pjesën kur i drejtohet personalisht kreut të PD-së.
“Harrojeni këtë histori. Bëjeni tani, merruni kur të mbarojë epidemia me prokuroria me akuza, me sulme e me helme, por jo tani. Mos na fusni të gjithëve, mos na bënit të dukemi të gjithë njësoj. Keni rastin të dukeni si ne, ti Lulzim ke rastin të dukesh si unë për një periudhë të shkurtër kohore, më beso edhe boll dole atje, duke vazhduar ti biesh fyellit në po atë vrimë dhe vetëm zvogëlohesh, sepse kjo është luftë nuk është lojë. Kaq!”, thotë Rama.
Ndërkohë në videon që ka publikuar përfundimisht në facebook Rama dëgjohet të thotë:
Rama: Përsëri Lulzim Basha ridel dhe bën thirrje për nuk e di se cfarë tjetër përveç atyre të zakonshmeve por përsëri këmbëngul se janë shpërndarë maska mbrojtjëse të rrezikshme. Madje paske kërkuar edhe prokurori. Kjo është certifikata o të nderuar kolegë, konkurentë apo kundërshtarë që akoma dhe sot, dhe mbasi ju thuhet në sy të të gjithë popukllit jeni gabim, jeni gabim, sepse edhe sikur ju të ishte konstatuar vërtetë një problem që nuk është fare një problem siç e tregon çertifikata e autoriteteve kopetente në Kandada. Nuk mundet dot të vijnë me trajlera nga Kanadaja, të dalin me trajler nga Kanadaja pajisje mjekësore që nuk mund të përdoren e për më tepër që janë të rrezikshme. E tregova edhe rrugëtimin e tyre. Të gabosh është njerëzore dhe të këmbëngulësh është djallëzore. Djallëzore pikërisht tani kur të gjithë duhet të jemi bashkë, jo vetëm nuk kemi përgjegjësinë më minimale ndaj atyre që përfaqësoni dhe ndaj këtyre jerëzve që doni të jepni një kontribut, ejani bëjënë bashkë me ne dhe na ndihmoni edhe ne. Përkundrazi, rrëmoni si minj për të nxjerr edhe të paqënat, hidhni edhe helm tamam në këto momente në gjakun e tyre të trazuar. ju turbulloni vështrimin dhe ju shqetësoni dëgjimin me shpifje.
Ja ku është certifikata e cila quhet ekzaktësisht përshkrimi anti-mikrobial për maskat e fytyrtrës dhe e bën shumë të qartë që ajo data e sjkadencës që thoni ju nuk ka lidhje fare, me përdorimin e atyre, për më tepër jep të dhëna sdhumë specifike mbi përsghkrimin ehdhe efikasitetin e tyre. e thashë edhe më parë se ne nuk i çuam në sallat e kirurgjisë ku janë të destinuara, dhe përdoren kur janë në efikasitet të plotë. I çojmë për përdorim të përditshëm të të gjithë sistemit. Sepse nuk ka shqiptarë sadi i verbë apo shurdh të jetë që mund ta hajë kur thotë edhe OBSH se të mbron edhe gropa e brrylit kur tështin, se këto maska të prodhura nga një kompani në SHBA dhe të ardhura këtu nga një organizatë shqiptarësh që quhen “Bijtë e Shqipës” për arsye humanitare dhe të pa tërhequra më parë se shoqata nuk u paraqit për të paguar detyrimet fiskale, dhe kërkoi atë që kërkoi shpesh por që është e pabëshme për çfarë vjen këtu dhuratë, dhe nuk u asgjësua si mall, siç mund të asgjësohen ushqime, që kapet apo mbetet në doganë, por u pa e arsyeshme të ruhet”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)