Një tjetër katastrofë mjedisore rrezikon të ndodh në lumin e Valbonës, duke sjellë pasoja të mëdha deri në shkatërrimin e ekosistemit.
Pavarësisht statusit të saj si zonë e mbrojtur, gjërat duket se nuk shkojnë mirë për këtë lum pasi pakujdesia e treguar nga pushteti qëndror dhe lokal ka bërë që mbeturinat të pushtojnë lumin dhe së bashku me digën të bllokojnë lëvizjen e specieve të rralla që ndodhen aty.
Një gjë e tillë ka sjellë dëme të mëdha në ekosistem, duke rrezikuar ngordhjen e troftës së egër e cila siç duket qartazi edhe nga pamjet e mëposhtëme ka mbetur e bllokuar në pamundësi për të lëvizur apo ushqyer.