Edhe në një ditë feste si sot rrugët në qytetin e Elbasanit ishin të pakapërcyeshme .
Trafiku si pasojë e ardhjes së emigrantëve për te festuar me familjet e tyre ka sjellë paralizim në qytet. Në nxitim për të mbyllur pazaret e fundit, takimet me miqtë apo edhe për cështje pune ka sjellë “ trafik të cmendur” aq sa ka shkaktuar revoltë te qytetarët e drejtues mjetesh në pritje të zhbllokimit të situatës.
Ndonëse policia ka qënë në terren gjatë kësaj periudhe e ka patur të pamundur zhbllokimin e situatës. Ngarkesën më të madhe e ka sjelle segmenti i njohur ndryshe si “Kryqëzimi i Cërrikut”.
Pjesë e aksit nacional dhe korridorit të tetë shton ngarkesën në rrugët e qytetit. Qytetarët thonë se edhe në një ditë feste si sot nuk shmangën dot stresin e përjetuar nga pritja . Madje emigrantët ankohen se gjatë këtyre ditëve më shumë kanë qëndruar në trafik sesa me të dashurit e tyre.
Vetëm ndërtimi i by pasit në unazën e qytetit do të zhbllokonte situatën dhe qetësonte qytetarët. I premtuar nga ministrja Balluku pritet konkretizimi gjatë vitit 2021.