Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit përpara mbytjes së anijes me emigrantë në Pylos në pak ditë më parë.
Siç duket edhe në video, qindra emigrantë duken të lumtur në varkën e vjetër dhe të tejmbushur.
Përpara se të ndodhte tragjedia, ku humbën jetën dhjetëra persona, të gjithë të pranishmit në varkë dukeshin optimistë për jetën e re që besonin se do t’u hapej, por rezultoi se fundi nuk ishte i lumtur.
Kushtet e mjerueshme në të cilat transportoheshin shtetasit në fjalë nga trafikantët, duke përfituar nga nevoja e tyre, ku anija e peshkimit kishte një kapacitet prej vetëm disa dhjetëra personash, çuan në vdekjen e një numri të madh njerëzish.
Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin burra, me pak gra dhe fëmijë, ndërsa mes tyre ka edhe trafikantë, 9 prej të cilëve janë shpëtuar dhe akuzohen si të përfshirë në çështjen që i kushtoi jetën një numri të madh njerëzish që besuan në një të ardhme më të mirë.
@usmanbatti261 #greece🇬🇷 #pakistan🇵🇰 #imrankhan #iamwithkhan ♬ original sound – Anmol Loves❤️Asad❤️