13:23 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Tritol ish-efektivit të PD, Tonin Kolthi rrëfen tmerrin: Kujtova se u shkul shtëpia, shteti më ka copëtuar, Edi Rama…

11:17 | 10/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Tritol ish-efektivit të PD, Tonin Kolthi rrëfen tmerrin: Kujtova se u shkul shtëpia, shteti më ka copëtuar, Edi Rama…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Spiten të Lezhës, ku i është vendosur tritol dhe është sulmuar me armë banesa e ish-efektivit të policisë Tonin Kolthi.

Sipas të dhënave lënda plasëse është hedhur në oborrin e shtëpise së familjes Kolthi, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Vetë kryefamiljari nga ana tjetër ish-polici që ishte në shënjestër të sulmit Tonin Kolthi thotë se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe ngjarjen e lidh me politikën duke qenë se është simpatizant i PD-së dhe ka mbajtur dhe poste drejtuese për këtë forcë politike.

Ai shton se për shkak të mosmbrojtjes nga ana e shtetit do të jetë i detyruar që të pajiset me armë, dhe të bëjë vetëgjyqësi.

“Në orën 01;56 minuta ishte një krismë e papame, kujtova se e shkuli shtëpinë. Dal nga banesa dhe kati i dytë i saj ishte plot me dhe, kur dal jashtë kërcitën armët automatike në rrugë. Se pse mi bëjnë këto e di mirë shteti, se unë skam ngacmuar asnjë njeri, përvçse prej politikës unë nuk e pres nga njeri tjetër këtë sherr.

Të dalë dikush dhe të thojë se i ka rënë dikujt në qafë Tonin Kolthi. Një punëtor i Edi Ramës duhet të ketë qenë, unë jam i copëtuar nga shteti. Që në momentin që jam liruar nga Policia e Shtetit asnjë mbrojtje nuk kam pasur. Ke mall me dal jashtë, unë vetëm ti them burgut hapu, se sa dal jashtë kërcet arma”, shprehet ish-efektivi i policisë.

Në kamerat e sigurisë duket një automjet që ka ndaluar para portës së shtëpisë dhe një person i maskuar ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar. Gjatë largimit në drejtim të Milotit ata kanë qëlluar disa herë me breshëri automatiku në ajër, duke shkaktuar panik në të gjithë fshatin.

Tonin Kolthi ka qenë për 10 vite pjesë e strukturave të policisë së shtetit dhe nga kjo detyrë u lirua në vitin 2013-të. Me 2 maj të vitit 2016-të Kolthit i është djegur dhe makina të cilën e ka patur të parkuar në oborrin e shtëpisë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Anglia i shumëkërkuari që korruptoi gjyqtarin për të dalë nga burgu

Para

4 muaj nga grabitja e Rinasit, çfarë dihet derimë tani për autorët. Kryesorët në kërkim (Video)

Para
4 muaj nga grabitja e Rinasit, çfarë dihet derimë tani për autorët. Kryesorët në kërkim (Video)

4 muaj nga grabitja e Rinasit, çfarë dihet derimë tani për autorët. Kryesorët në kërkim (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr formë Parlamenti i ri/ Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD tkurret, ka vend edhe për forcat e reja (Grafika)

Akuzohet për krime kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

SHBA kërkon 5% të PBB-së për mbrojtje, aleatët e NATO-s kërkojnë kompromis në Turqi

EMRI/ Përndiqte të miturën dhe e kanoste për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Kontrolli i banesës nga SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

E dhunoi e tentoi ta mbyste me duar, shqiptari mbështjell bashkëshorten me tapet, mendoi se e kishte vrarë! Si u zbulua që 42-vjeçarja ishte gjallë

Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari që mori me forcë të renë, u kap me kokainë në makinë

Limonera Bozha reagon pas arrestimit të të atit: Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla, koha do ta provojë

“Dashuri dhe urretje mes Bardhit dhe Zegjinesë”… së shpejti në Kuvendin e Shqipërise

E rëndë në Fier! Dyshohet se konsumoi fotoksinë, humb jetën 56-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.