Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në Lungomare.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë së Vlorës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikime.
Kur kanë shkuar në vendngjarje personat e pyetur kanë mohuar që kanë dëgjuar të shtëna.
Paraprakisht dyshohet se një person ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas është larguar.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Burime bëjnë me dije për Fax News, se është shoqëruar pronari i lavazhit që ndodhet në afërsi të zonës ku janë raportuar të shtënat.