Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se një sasi tritoli është vendosur pranë një makine në lagjen 28 Nëntori, fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Të njëjtat burime bëjnë me dije për Faxweb.al se makina është në pronësi të prokurorit Albert Kuliçi, familja e të cilit ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, dhe është zgjuar e terrorizuar.
Derimë tani policia nuk ka ende një njoftim për ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë që tritoli të ketë lidhje me detyrën që kryen prokurori Kuliçi.
Një nga dosjet më të rëndësishme që ka pasur Kuliçi është ajo për tokat në Zvërnec, po ashtu dhe urdhër ndalimi për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika.
(E.K/Faxweb.al)