Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme Vlorën, në një pallat pranë Rrugës Transballkanike.
Burime bëjnë me dije se një sasi plasëse i është vendosur një biznesi fason, ndërsa policia ka pikasur dy persona që po largoheshin me vrap nga vendngjarja, pa mundur t’i identifikojë.
Sasia e lëndës plasëse që ka shpërthyer nuk dihet ende me saktësi.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes.