Mbrëmjen e djeshme dy turistë gjermanë të cilët kishin mbërritur për të eksploruar zonën, kanë humbur kontaktet në Kanionet e Gjupesë, në afërsi të fshatit Vuno, në Vlorë.
Sipas informacioneve, turistët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe ekipeve të shpëtimit për të mundësuar daljen e tyre nga zona e vështirë ku ndodheshin.
Mësohet se gjatë orëve të natës Policia e Himarës të të mbështetura nga FNSH-ja bashkë me ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar zonën ku ndodheshin turistët si dhe kanë mbërritur për t’iu ardhur në ndihmë.
Pas një kërkimi prej disa orësh, turistët gjerman janë gjetur në kanionet e kësaj zone në gjendje të mirë shëndetsore si dhe kanë falënderuar policinë.
Kjo nuk është hera e parë që turistë të huaj të cilët eksplorojnë zonat e thella të Vlorës të humbin kontaktet si dhe rrugën.
Njoftimi i Policisë:
Policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në Kanionin e Gjipesë, Himarë.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.
Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.
Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.
Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)