Një shqiptar i cili ishte arrestuar vetëm para disa ditësh si pjesë e një organizate të trafikut të kokainës në Ankona të Italisë ka humbur ndjenjat në hyrje të gjykatës.
Sipas mediave italiane Ervis Gjyshi, i arrestuar disa ditë më parë u shoqërua nga policia në gjykate mëngjesin e sotëm, por në hyrje të saj u ndje keq dhe humbi ndjenjat. Mjekët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë shqiptarit. Seanca u shty.
Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes Spinelli.