Mijëra vetura të goditura nga stuhia dimërore, qëndrojnë të parkuara në një livadh në periferi të Vankuverit tash e gjashtë vite. Nuk mund të kthehen në rrugë dhe askush nuk e ka idenë se çfarë do të bëhet me to.
Në shkurt të vitit 2015, stuhia e akullt goditi brigjet e Kanadasë, shiu i akullt dhe erërat që frynin me shpejtësi, ua patën vështirësuar jetën mijëra banorëve.
Kishin dëmtuar afro 3.000 vetura të reja të BMW dhe Mini Cooper, të parkuara në portin e Halifaksit, pasi ishin transportuar nga Evropa.
Dimri kaloi, bora dhe akulli u shkrinë, kurse veturat e porositura për blerësit mbetën aty. Megjithatë në qershor u urdhërua që të kryhet një kontroll teknik i tyre – përkatësisht 2.966 veturave.
Prodhuesi i tyre pati konstatuar se uji i njelmët i ngrirë mund t’i ketë dëmtuar kontektorët elektrikë, kurse dëmtimi i kabllove elektrike konsiderohet me shumë rrezik të madh dhe që do të mund të shkaktonte ndaljen e punës së motorit gjatë lëvizjes së mjetit – duke shkaktuar edhe aksident.