Përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë Andi Koraqi është rikthyer përsëri ditën e sotme në Spitalin Infektiv pasi prej ditësh ndodhej I vetëizuluar sepse ishte konstatuar me koronavirus.
Shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ka rezultuar pozitiv që më 31 Mars, ndërsa sot ka mbërritur tek Infektivi me mjetin e tij privat. Ai është pritur nga një mjek ndërsa pritet të kryejë një skaner të mushkërive ndërsa ende nuk dihet nëse ka për të kryer ndonjë analizë apo skaner sekondarë.
Mësohet se gjendja e tij është shumë e mirë, dhe gazetarja e Fax Neës, Ema Shazivari raporton se ka optimizëm se mund të ketë lajme të mira për gjendjen e tij dhe kapërcimin e virusit.
Ky i fundit ka mbërritur disa ditë më parë në ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë. Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publikisht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.
Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami, rezultoi e prekur nga koronavurisi. Dhimitër Kraja është jë tjetër mjek në pension por që ishte ofruar vullnetarisht në ndihmë të kolegëve të tij, I cili ditën e sotme la Infektivin pas shërimit nga koronavirusi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post