Cem Canpolat është menaxheri i një restoranti në Britani të Madhe, që shpëtoi një klient që ishte mbytur dhe nuk po mund të merrte frymë.
34-vjeçari ia vendosi duart në bark dhe e shtyu përpara, derisa atij i doli nga goja kafsha që i kishte shkuar keq.
“Ky është punonjësi ynë hero, që e shpëtoi një klient që po mbytej, veprimi tij ishte i shpejtë dhe efektiv,” thuhet në njoftimin e restorantit.
Raportohet se gjendja tij i është kthyer normalitetit dhe ka vazhduar të hante mishin e qengjit dhe perimet e fërguara që i kishte porositur.
Discussion about this post