Teksa kanë kaluar dy ditë nga përplasja me armë e ndodhur në Fier, që çoi në plagosjen e 5 personave, një prej tyre është transportuar për në Tiranë.
Aleksandër Zhapa është transportuar për në Tiranë, pasi mjekët rajonalë kanë vlerësuar se ai ka nevojë për ndihmë më të specializuar për shkak të dëmtimit që ka marrë në shpatull nga plumbi.
Zhapa u plagos pasi u qëllua nga D. Brace, që sipas policisë, ia mori armën policit të Patrullës dhe qëlloi me armë në ambientet e brendshme të Urgjencës së spitalit.
Aleksandër Zhapa është babi i Gentian Zhapës, i riu që ishte përfshirë në sherrin e nisur në Levan.
I ati kishte shkuar në spital për të parë të birin e plagosur me sende të forta, por mbeti edhe vetë i plagosur.