Është bërë e mundur fikja e zjarrit që përfshiu një ditë më parë kullotat dhe një parcelë me ullinj pranë liqenit të Thanës në bashkinë Belsh. Nga vatra e zjarrit jane djegur mbi 3 dynym me kullota dhe mbi 27 pemë ulliri.
Në fikjen e zjarrit fillimisht morën pjesë të paktën 7 forca dhe 2 mjete nga stacioni zjarrfikës Belsh. Në vijim ndihmuan banorë të zonës dhe efektive dhe mjete nga MZSH Lushnje dhe Berat.
Në “luftë” me zjarrin kreu i zjarrfikëses kërkoi dënimin e piromanëve pasi ka dyshime per zjarrvënie të qëllimshme.