Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paralajmërua nga gazetari investigativ Artan Hoxha që të jetë i kujdesshëm pasi mund t’i rrezikohet jeta. “Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën. Po foli Tahiri rrëzohet qeveria”, u shpreh Hoxha në “Opinion”.
Megjithatë Saimir Tahiri I cili njihet si apasionuar pas sporteve të ndryshme, ku është hedhur edhe me parashutë kohë më parë duket se do ta ketë të vështirë të heqë dorë nga hobe-t e tij.
Rreth 1 vit më parë Tahiri kishte publikuar këtë video në Malin me Gropa.
(B.H/Faxweb)