Një 55-vjeçar ka rënë pasditen e djeshme në lumin e Bistricës, ndërsa fillimisht u raportua se kishte qenë nën efektin e alkoolit. Djali 15-vjeçar i shtetasit A.SH ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar të atin. (lexo edhe ketu)
Faxweb.al ka mësuar detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa 55-vjeçari kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu.
Të afërmit e tij dëshmojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike A.SH kishte qenë në burg nën akuzën e dhunës në familje, dhe konflikteve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e tij.
Familjarët denoncojnë dhe mosndërhyrjen e policisë dhe të polumbarëve dhe thonë se do të hidhen vetë në lumë për të kërkuar trupin, pasi shpresat që 55-vjeçari të jetë gjallë janë të pakta.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.05.2019, rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.
55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.
Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.
Po punohet për gjetjen e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)