Admir Murataj është përciell mesditën e sotme në banesën e fundit nga familjarët dhe të afërmit e tij.
Ai u vra vetëm tre ditë më parë dhe sot, rreth orës 12:00 është përciell në banesën e fundit në fshatin Çerem të Tropojës.
Siç mund të shihet dhe në videot e siguruara nga Fax Neës veç familjarëve kanë marrë pjesë dhe banorët të fshatit, miq dhe të afërm.
Ndërkohë që në varrimin e tij nuk ka mundur të marrë pjesë Aleksandër Muratja, vëllai i të ndjerit.
Ndërkaq Admir Murataj u vra tre ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
Ai mendohet të jetë “koka” e gjithë grabitjes së organizuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në të cilën janë grabitur 10 milion euro.
Kujtojmë që policia është ende në kërkim të grabitësve, Qyteti kryesor në të cilin po kërkojnë është Kruja.