Ish-kryemnistri Sali Berisha ka publikuar një video të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar, në të cilën shihet ministrja e Arsimit Besa Shahini teksa debaton me ish-drejtoreshën e Arsimit në Dibër.
Kjo e fundit i kërkon ministres që të mos bashkohen dy gjimnazet e qytetit të Peshkopisë në një ndërtesë të vetme, sepse nuk do të ishte zgjedhja e duhur për nxënësit e këtij qyteti.
Ndërkohë Shahini e quan kërkesën e saj si një protestë dhe e argumenton duke thënë se, në asnjë vend të botës nuk ndodh që një punonjëse e ministrisë të protestojë.
Berisha shkruan përkrah videos se, ministrja është e vetmja që mbulon me heshtje pa shqiptuar një fjalë të vetme dhe pa dënuar rastet e përdhunimit, pengmarrjes, keqrajtimeve të fëmijëve në shkollat e Shqipërisë.
Ai vijon më tej duke thënë se “me qëndrimet e saj ajo paraqitet si një ufo bizare e narkoqeverisë”
Postimi i plotë:
Ndrikull Ufo Shahini i takoni universit orëellian!
E pabesueshme! Ajo sikur te ishte zyrtare e Kim Jong Unit pyet ish drejtoreshen e arsimit:
“Ne cilin univers proteston punonjesi i ministrise?”
Miq, Ndrikull Shahini eshte titullarja e vetme e arsimit ne bote qe mbulon me heshtje pa shqiperuar nje fjale te vetme dhe pa denuar rastet e perdhunimit, pengmarrjes, keqtrajtimeve shtazore te femijeve ne shkollat e Shqiperise. Me sjelljen e saj sikur eshte titullare e nje vendi sa hena larg Shqiperise, me qendrimin e saj cinik ekstrem, difiçitin total ndjesor per ato qe ndodhin me femijet tane ne shkolla ajo paraqitet si nje lloj ufo bizare e narkoqeverise.
Historia ne kete video ankese se nje mesuesje, ish drejtoreshe arsimi, per bashkimin e dy gjimnazeve te Peshkopise ne nje godine te vetme ajo i pergjigjet ne menyre te pabesueshme “Ne cilin univers proteston punonjesi i ministrise”?, e cila flet gjithçka se ç’perfaqeson ndrikull Shahini
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e mesuesit dixhital. sb
Pershendetje dr po te dergoj nje video ne te cilen Besa Shahini perplaset me ish drejtoreshen e arsimit ne Diber e cila i kerkon me te drejte te mos bashkohen dy gjimnazet ne nje ndertese te vetme. Kjo behet ne menyre qe bashkia e Dibres te marre ndertesen e njerit pre tyre. Ndrikull Shahini ne konceptin e saja te vartesit skllav i kthehet ish drejtoreshes me pyetjen: “Ne cilin univers proteston punonjesi i ministrise”?
(F.GJ/FAXWEB.AL)