Ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vetëm një ditë pas protestës së tretë kombëtare të opozitës.
Ai është shprehur se policia e krimit është duke i dhunuar qytetarët të cilët dolën në protestë vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Nisur nga një video denoncuese, e postuar në llogarin e tij në Facebook, Boçi shprehet se Policia e Shtetit i zë prit qytetarëve duke i arrestauar dhe dhunuar befasishtë pa asnjë urdhër ligjor.
Postim i plotë:
Ja si i gjuan policia e famshme politike e Ramës, qytetarët e thjeshtë protestues.
Natën, befasisht, prapa krahëve.
Pa asnjë urdhër ligjor.
I zë pritë e i arreston dhe i dhunon.
Lepe peqe para krimit dhe agresive deri në absurditet me qytetarët që kërkojnë të drejtat, që mbrojnë shtëpitë e kërkojnë sigurinë e së ardhmes.
Regjimin e kemi nëpër këmbë.
Duhet ta shkelim e ta rrëzojmë!
(s.a/faxweb.al)