Seanca për emërimin e Vate Stakës si anëtar i ri i KLP-së, në vendin e Antoneta Sevdarit ka kaluar me jo pak debate. Shkak për një gjë të tillë është bërë një propozim i prokurorit Sokol Malaj për të ndryshuar rregulloren e përzgjedhjes së një kandidati.
Sipas Malaj kandidati duhet të quhet fitues, nëse do të marrë 50 plus 1 votë. Mirëpo mesa duket Kryeprokurorja Marku nuk ka qenë dakord më një gjë të tillë, ku pas disa replikave me Malaj e ka paralajmëruar këtë të fundit se do ta nxirrte jashtë.
Kujtojmë se Staka u emërua si anëtar i KLP-së me 135 vota pro dhe 81 kundër, nga 230 prokurorët e pranishëm. Staka kaloi Vettingun vitin e shkuar.
Debati midis palëve:
Sokol Malaj: Mes 5, 7 dhe 8 kandidaturave të japësh një pëlqim për kandidaturat, ky është një parim i njohur. Prokurorja e Përgjithshme, tha që është në kundërshti me frymën e ligjit. Edhe dy kandidatët e tjerë që u betuan, Arben Dollapaj, Kosta Beluri, me Bujar Sheshin morën shumicën dërrmuese të votave. Morën nga 95% të votave. Unë çmoj që ta lemë propozimin me votë. Ne jemi asambleja.
Arta Marku: Gjej dispozitën ligjore, ku është dispozita ligjore. Zoti Malaj, ku parashikohet që të jetë 50 plus 1.
Malaj: Unë po ju them parimet demokratike.
Marku: Cilën e parashikon prokurori i Përgjithshëm, neni 14 i ligjit të qeverisjes vendore. Ne bëjmë propozim shtesë.
Malaj: Gjersa është lënë e drejta që kjo rregullore të ndryshohet, është vullnet i shumicës.
Marku: Është propozim nga 1/10, por propozim në kundërshtim me ligjin nuk ka
Malaj: S’është në kundërshti me ligjin, lër të vendosin këta.
Marku: Do vazhdojmë me rendin e ditës, kush nuk do është i lirë të largohet. Bëhen ankimet në gjykatë.
Malaj: Ftoj prokurorët të ngrenë dorën kush është dakord.
Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, uluni se do dilni jashtë…
Malaj: Unë bëj një propozim që duhet respektuar
Discussion about this post