Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia Vau Dejës për lirimin e ambjenteve të KZAZ-së nr.6 në Bushat , një grup nga administrata e Bashkise Vau Dejës i janë drejtuar KZAZ në fjalë për të vëzhguar nëse është zbatuar ky urdhër. Që në hyrje të KZAZ-së administrata e Vau Dejës është përballur me forcat e policisë së shtetit, të cilët nuk i kanë lejuar të hyjnë në ambjentet e brendshme të KZAZ-së. Nisur nga kjo sekretari i këshillit Gentjan Ndoj u është drejtuar atyre me një shkresë zyrtare duke u thëne se Bashkia Vau Dejës nuk ka qëllim të shkaktojë përplasje dhe tensione po vetëm të zbatojë dekretin e Presidentit Meta per zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Nese nuk lirohen ambjentet që janë në pronësi të Bashkise Vau Dejës secili do përballet me ligjin, është shprehur ndër të tjera Sekretari i Këshillit në Bashkinë Vau Dejës, Gentjan Ndoj.
Në takimin me policinë Ndoj ka ripërsëritur dhe një herë që janë aty paqësisht për të parë nësë është zbatuar apo jo kërkesa e bashkisë, e kurrsesi për të shkaktuar përplasje siç dhe ka ndodhur sot.
“I jemi drejtuar me një shkresë drejtorit të shklollë por dhe KQZ për të liruar ambjentet e shkollës në mënyrë vullnetare të KZAZ nr.6 të Vaut Dejës. Në zbatojmë vetëm dekretin. Mos vendosni as maska, asgjë,se këto janë ambjentet tona dhe do I mbrojmë më shumë se ju.
Ju duhet të respektoni ligjin dhe Kushtetutën të Shqipërisë jot ë Denar Bibës.
Ju do të përballeni me ligjin për veprimet tuaja ilegjitime.
Jeni në shkelje të hapur dhe gjithsecili nga ju do hetohet në prokurori për veprime të paligjshme.”