07:58 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Vajza e Sajmirit kërkon të atin gjithë ditën”, Dorjan Greku mezi mbyll intervistën: Nuk më lanë ti shikoja trupat

16:21 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Vajza e Sajmirit kërkon të atin gjithë ditën”, Dorjan Greku mezi mbyll intervistën: Nuk më lanë ti shikoja trupat

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Dorjan Greku ndodhej në Francë kur mori vesh se familja e tij kishte mbetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Tragjedia për të është e trefishtë, sepse si pasojë e tërmetit të fuqishëm ai humbi babain Pëllumb Greku, nënën Çelike Greku dhe vëllain 31-vjeçar Sajmir Greku.

I ftuar në programin “Historia ime”, ai ka treguar mes lotëve dhe me dhimbje të madhe tronditjen e përjetuar që nga momenti që mori vesh lajmin. Në telefonatën e fundit me ta para tragjedisë, ai kujton se ata i dhuronin njëri-tjetrit puthje përmes telefonit.

“Kam folur me babin, mamin dhe me vëllain, po atë natë, diku nga ora 6 e 30- 7. Folëm dhe mbaj mend që kanë qenë të puthurat e pafund…(qan) Vetëm putheshim në telefon…“

Pavarësisht këmbënguljes së tij nuk ka arritur t’i shikojë prindërit, por vetëm vëllain e tij Sajmirin, pak minuta para se ta çonin në banesën e fundit.

“Kam shkuar tek morgu për t’i parë, por nuk më lejonin, më thonin nuk ke çfarë shikon, është diçka që nuk shihet. Iu thashë dua t’i shoh patjetër sido që të jenë. Pastaj m’u afruan të afërmit e mi dhe nuk më lanë, më dhanë kurajo. Vëllain e kam parë në momentin e fundit, kur ishte momenti për t’i çuar në banesën e fundit, vetëm vëllain”.

Momentet janë tepër të dhimbshme për të dhe shtohen edhe më tepër sepse vajza e Sajmirit gjithë ditën thërret emrin e tij dhe e kërkon atë.

“Janë momentet më të vështira, ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time. Vetëm me fëmijët duke i mbajtur afër. Kam një gocë 5 vjeç e gjysmë dhe më kërkon gjyshin, nënën, xhaxhain, t’i puth, t’i përqafoj si përherë, pse nuk janë këtu? Unë përpiqem t’i shmangem dhe i them janë në qiell, se s’kam çfarë t’i them tjetër, se ajo m’i kërkon vazhdimisht. Se ne jemi rritur atje, të gjithë së bashku. Edhe vajza e Sajmirit e kërkon thotë: Baba, baba gjithë ditën…”

Ai ka qenë shumë i afërt me vëllain dhe kujton se një natë para tragjedisë, Sajmiri i ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

“Marrëdhënia ime me vëllain ka qenë në një raport… fjala vëlla është e madhe, por unë se kam pasur vetëm vëlla, por edhe shok. Kaloja çdo gjë me atë, pa kontakt me atë nuk bënim asnjë gjë pa njëri-tjetrin. Herën e fundit kur isha në Francë më ka thënë: Shiko o vëlla mos u torturo në Francë, se do bëjmë diçka këtu dhe do jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin, sepse e dinte si ishte situata atje ku isha unë. Më thoshte merr rrobat dhe hajde këtej se s’do vdesim për bukë. Edhe atë natë më tha hajde merr rrobat nesër dhe nisu për në Shqipëri, se do ta hamë një copë bukë si përherë, mos u torturo, mos i torturo fëmijët”.

Dorjani mes lotëve tregon se do donte t’i kishte afër, t’i shikonte dhe pengu i tij është që prindërit nuk arritën ta shikonin ata mirë, ashtu si ata donin.

“Peng? S’kam peng ndonjë gjë… për momentin s’e di çfarë të them, por nuk arrita t’i shikoja… Nuk arrita t’i shikoja unë me syrin që donin të na shikonin ata, që ne të ishim sa më mirë. Ata për ne mundoheshin me sa mundësi kishin. Do t’ju thoja që sikur t’ju kisha dhe njëherë do ju mbaja gjithmonë me vete. Do doja t’i kisha kudo me vete, do doja t’i kisha afër, t’i shikoja me sy”./tvklan.al

Etiketa: dorjan greku
Pas

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha mesazh nga Durrësi: Po të isha në qeveri, s’do kërkoja foto të përbashkët

Para

Ndërpreja e mësimit nga tërmeti, Universiteti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për studentët dhe stafin

Para
Ndërpreja e mësimit nga tërmeti, Universiteti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për studentët dhe stafin

Ndërpreja e mësimit nga tërmeti, Universiteti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për studentët dhe stafin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.