Janë varrosur këtë të mërkurë 20 eshtra të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Ceremonia ka nisur me një meshë në përkujtim të tyre në ambjentet e brendshme të Manastirit të Shën Nikollës në grykën e Këlcyrës.
Kanë qenë prezent ambasadorja greke Filipidhu, konsulli grek Kakissis, atasheu ushtarak në Tiranë, përfaqesues të Ministrisë së Mbrojtjes greke etj.
Eshtrat e ushtareve greke janë gjetur në parcelën e hapur qysh në janar të 2018 në fshatin Dragot të Tepelenës.
Numri i përgjithshëm i ushtarëve të zhvarrosur është 450 ndërkohë që në Manastirin e Këlcyrës janë të varrosur 975 varre.
Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, por nuk morën pjesë familjarë të viktimave.
Discussion about this post