Pas vdekjes së Rexhina Debrovës, 25 vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme gjatë lindjes në maternitetin e spitalit të Elbasanit, kanë reaguar familjarët e saj.
Të irrituar me stafin mjekësor ata shprehen se gjithë kjo ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve.
Babai i saj i tronditur shprehet:
“Absolutisht nuk kishte asnjë problem ishte vetëm neglizhencë e doktorit.”
E ndërkohë që familjarët pretendojnë që kardiologu ka ardhur me vonesë në spitalin e Elbasanit, ata kërkojnë që të vendoset drejtësi duke u shprehur që nëse nuk prangoset mjeku i dyshuar si fajtorë atëherë ata do të bëjnë vetëgjyqësi.
“Ata na thanë të takonim Alean (foshnja), por Rexhina nuk doli. Doli mjeku, doli dhe doktori i zemrës i cili është vonuar 4 orë, kjo punë ka për të shkuar deri në fund. Po nuk hyri doktori i zemrës Ardiani, do hyjë unë në burg.” është shprehur një tjetër familjar i vajzës.
Kujtojmë që foshnja gëzon shëndet të plotë (lexo këtu).
Discussion about this post