Një punëtor është zënë nga vinçi, teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës.
Për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori Elvis Josifi, 35-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Ndëkohë vëllai i viktimës i cili punontë bashkarisht më të, pas ngjarjes së rëndë është shoqëruar në spital, pasi ka pësuar gjendje shoku.
Ndërkohë në një intervistë për Fax News ka folur edhe një dëshmitar në vendin e ngjarjes ku ndërroi jetë punëtori.
“U këput vinçi dhe e zuri personin në fjalë. Ka qenë e pamundur të shpëtojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bëm të pamundur për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rëndë pasi kanë qenë të gjithë punetorët lart. Ata kanë qenë të pajisur me mjetet e sigurisë”- u shpreh tekniku.
(M.Q/Faxweb.al)