Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sot në protestë, për shkak se ka pasur një njoftim të dytë për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit për Unazën e Masdhe.
Një prej qytetareve që rrezikon t’i prishet banesa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ka thënë se edhe pse të kapur në aferën korruptive te Unaza e Madhe nuk tërhiqen. Banorja këmbënguli se ata nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre të gjallë, dhe prishja e godinave nënkupton varrosjen e tyre.
Ajo tha se asnjë prej banorëve nuk ka mundësi për të ndërtuar banesën nga e para, pasi shumica nuk kanë as punë.
“Ne jemi të betuar që nuk do ti lëmë shtëpinë, vetëm kur të bëhen varret tona aty. Ta dijë mirë Edi Rama, që pushteti nuk mbahet me dhunë, me karrige që merren nga një qytet dhe çohen në një tjetë, me njerëz që iu jeop nga 50 mijë lejë. Turp të ketë dhe Erion Veliaj që është një palaço i vogël, këtu nuk ka as shtet as Kanun. Ne jemi të gjallë, kur vjen në shtëpi ai kërkon plumbin në lule të ballit”, u shpreh e revoltuar banorja.
(E.K/FAXWEB.AL)