Ditën e djeshme në rrjetet sociale u bë virale një video e Knut Fleckenstein dhe ish-ministres së jashtme Majlinda Bregu. Edhe pse videoja i përkiste një takimi të 2015-tës,rrjeti e ka masakruar keq Bregun, me fotomontazhe.
Sot, përmes një statusi në Facebook, Majlinda Bregu ka dhënë një mesazh të tërthortë ku u përpoq të ironizojë të gjithë ata që e vunë në lojë gjatë ditës së djeshme.
E ndodhur në Sarajavë në aktivitetin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, sëbashku me shumë femra ajo ka dhënë mesazhin e rradhës.
“Mos debato kurrë me një derr! Derri do të kënaqet ndërsa ti do bëhesh pis’, shkruan Bregu.
Nuk dihet nëse kjo dixhiturë është një mesazh për ata që ironizuan takimin e saj me Flackenstein apo jo.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post