Florian Marku arriti të bëjë histori mbrëmjen e sotme duke fituar ndaj boksierit ukrainas Maxim Prodan e vlefshme për titullin kampion bote në IBF.
“The albanian king” i bëri të gjithë bashkëkombasit e tij krenarë nëpër botës pasi ashtu siç kishte premtuar, titulli në fund të ndeshjes shkoi në brezin e 28 vjeçarit.
Jo vetëm një boksier i zoti, por Florian Marku njihet edhe për veprimet spektakolore dhe shpesh herë tallëse ndaj kundërshtarëve të tij.
Veprime të tilla nuk kanë munguar as ndeshjen e sotme edhe pse rreziku ishte shumë i lartë. Teksa ishin sekondat e fundit të raundit, Marku kërcen përballë kundërshtarit ndërsa ai vazhdon ta godasë.
Media ndërkombëtare DAZN e kanë vënë re dhe shkruan: “Marku po tallet me Prodan”.
Florian Marku is out here taunting Prodan ? pic.twitter.com/jm1tVJZ8NU
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021