Ndryshimet stinore kanë shtuar fluksin e fëmijëve që paraqiten me viroza në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Fierit ku çdo ditë numërohen mbi 110 raste në ditë, ndërsa shtrimet në spital në 24 orë shkojnë nga 15-30 raste.
Fluksi dhe radhët krijohen edhe për shkak të ardhjes së rasteve nga rrethinat e qytetit duke sjellë radhë dhe vonesa tek vizitat. Sipas mjekes pediatre Anila Mukaj fëmijët paraqiten kryesisht me temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Shumica e rasteve të paraqitura në pediatrinë e Fierit vijnë nga zonat rurale ku shpesh mungojnë qendrat e afërta shëndetësore. Këshilla kryesore që mjekja jep për prindërit është që të mos neglizhojnë vizitat dhe tek mjeku i familjes për të shmangur radhët e kontaktet me fëmijët me virozë.