Pas paralajmërimit të dhënë nga kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë se pas datës 1 janar nuk do të ketë më asnjë pikë basti në Shqipëri, ka reaguar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se pavarësisht probagandës, ajo që fshihet pas këtij paralajmërimi është vjedhja e shekullit. Ai shprehet se Rama kërkon të fuqizojë dhe t’i hapë rrugë të lirë kompanisë së basteve që drejtohet nga vëllai i tij Olsi Rama dhe klientët e tij.
Këlliçi shprehet: “Vjedhja e shekullit nga Edi Rama eshte tashme drejt zyrtarizimit. E ashtuquajtura reforme per te sheruar plagen sociale te bixhozit eshte ne fakt afera me e madhe korruptive qe ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi. Edi Rama po i transferon te gjitha lojrat e fatit tek vetem nje kompani BastArena, pas se ciles fshihet Olsi me Gjushin dhe klientela e perhershme e Rames.
Ky monopol do ta shnderroje Shqiperine ne nje arene gjigande bastesh e pastrimi parash.”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post